PEr KompaninE!

Genc Komerc është një ndërmarrje që ka ndjekur një rrugë 10 vjecare dhe ia ka arritur qëllimit që ta fitojë besimin e konsumatorëve duke i shërbyer ata me profesionalizëm dhe me produkte të kualitetit më te lartë.

Genc Komerc ushtron veprimtarinë e vet në lëminë e     
shtrimit të dyshemeve me materiale të ndryshme duke filluar nga të gjitha llojet e parketit llaminat, tepisona, tepih, sintellona, linoleum, etj.

Tregtimin e mallrave e bëjmë edhe me shumicë edhe me pakicë.

Produktet tona janë kryesisht produkte të importuara nga vendet Evropiane si Gjermania dhe Belgjika si dhe nga prodhuesi Turk me renome "MERINOS". Genc Komerc është gjithashtu edhe distributer i fabrikës më të madhe Belge "BALTA".

Kujdesin e ndërmarrjes tonë ndaj konsumatorëve e dëshmojnë shumë detale të punës tonë të cilave ju kemi kushtuar shumë kujdes si transporti i produkteve tona deri tek konsumatori, matja dhe qepja e tepisonave, periudha e gjatë e garancionit e cila tek parketi arrin deri në 20 vjet dhe shumë shërbime tjera që na bëjnë konkurent të tregut.